Flash

Trump: Zelenskyy dhe Putin le të ndalen aty ku janë, historia do të gjykojë fituesin

Lapsi.al 18 October 2025
Trump: Zelenskyy dhe Putin le të ndalen aty ku janë, historia do

Donald Trump, pas takimit të tij me Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, dha një mesazh nëpërmjet TruthSocial. Në mesazhin e tij Presidenti amerikan theksoi se është koha për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe për të arritur një marrëveshje.

Trump tha se takimi me Presidentin ukainas Volodymyr Zelensky ishte shumë interesant dhe miqësor dhe shtoi se i ka thënë se është koha për të ndaluar vrasjet dhe për të arritur një marrëveshj.

"Takimi me Presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës ishte shumë interesant dhe miqësor, por unë i thashë atij, siç bëra me Presidentin Putin, se është koha për të ndaluar vrasjet dhe për të arritur një marrëveshje", tha fillimisht presidenti amerikan në mesazhin e tij.

Më tej Trump nënvizoi në postimin e tij se mjaft gjak është derdhur dhe kjo luftë duhet të ndalet. Në fund Trump përmendi sërish se kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse si do të ishte President në kohën kur nisi.

"Mjaft gjak është derdhur, me kufij të përcaktuar nga lufta dhe guximi. Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të shpallin fitoren të dy, le të vendosë Historia. Mjaft me të shtëna, s'ka më vdekje, s'ka më shuma të mëdha dhe të padurueshme parash që shpenzohen. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President. Mijëra njerëz po masakrohen çdo javë - Mjaft më, shkoni në shtëpi te familjet tuaja në paqe!", tha Trump.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI