Flash

Thirrja/ SPAK po kërkon hetues

Lapsi.al 18 October 2025
Thirrja/ SPAK po kërkon hetues

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në prokurorinë e posaçme janë në kulmin e tyre.

Me një garë të hapur për hetues financiarë të cilët do t’i nënshtrohen testit të radhës këtë të enjte, një thirrje e dytë apelon për 10 oficerë të policisë gjyqësore. Mes tyre, njëri duhet të vijë nga Antiterrori, 2 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 2 nga Doganat, një tjetër nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe nga Policia Kufitare.

Mes fituesve kanë të drejtë të aplikojnë edhe oficerë të krimit ekonomik, të krimit të organizuar.

Oficeri do të jetë një pikë ndërlidhëse funksionale mes prokurorit të SPAK, BKH dhe institucionit ku ai aktualisht është në detyrë. Ai do të shërbejë si kontakt për të përcjellë informacion të shpejta dhe të sigurta dhe për të garantuar akses të plotë.

Fituesit do të ketë mandate pesë vjeçar. Oficerët e policisë gjyqësore për të cilët SPAK është vënë në kërkim të tyre për të kompletuar më tej forcat që do të hetojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar gjatë detyrës, do të jenë të pavarur nga institucioni prej nga ku do të rekrutohen. (TCH)

Të këshilluara

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme. ...

14:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI