Flash

Paraburgimet dhe burgjet e sigurisë së lartë do të pajisen me sistem antidron

Lapsi.al 18 October 2025
Paraburgimet dhe burgjet e sigurisë së lartë do të pajisen

Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend pritet të vendoset sistemi antidron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli përmes dronëve.

Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmuan për BW se ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo individë që kanë urdhëruar ose kryer atentate mafioze.

Në këtë paraburgim mbahen edhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë në çmontimin e bandave të rrezikshme kriminale.

Sistemi antidron do të instalohet gjithashtu në burgjet e sigurisë së lartë në Peqin, Drenove, Fier dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku mbahet ose po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas ekspertëve, vendosja e këtij sistemi është e domosdoshme, pasi monitorimi me kamera nuk mjafton për të identifikuar dronet, veçanërisht në distanca të mëdha. Kjo teknologji do të forcojë sigurinë në IEVP, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar apo tentativat për arratisje, dhe do të rrisë aftësinë e reagimit të institucioneve ndaj kërcënimeve potenciale.

Tenderi për këtë projekt, me vlerë totale 2.3 mln euro, është fituar nga kompania “Albascan”, me administrator Elton Jorgjis. Në garë ishin 4 kompani, por tre prej tyre u përjashtuan pasi nuk kishin përvojë në punë të ngjashme.

Të këshilluara

Thirrja/ SPAK po kërkon hetues

SPAK po kërkon oficerë të tjerë për të hetuar. Në kohën kur ende është gjetur se kush do ta drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, konkurset për staf ndihmës në ...

20:51

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme. ...

14:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI