Flash

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Lapsi.al 17 October 2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe

Presidenti amerikan Donald Trump priti kreun e shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi i parë i Trump ishte se ai është “absolutisht i sigurt” se lufta Ukrainë-Rusi do të përfundojë edhe pa përdorimin e raketave Tomahawks.

Sipas Trump urrejtja midis Putin dhe Zelensky është faktori kryesor që “na pengon të përfundojmë marrëveshjen”, tha Donald Trump, ndërsa përmendi se edhe presidenti rus “dëshiron t'i japë fund luftës”.

Zelensky, megjithatë, kishte një mendim të ndryshëm nga Trump pasi tha: "Ne duam paqe, Putini jo". Në të njëjtën kohë, Zelensky propozoi shkëmbimin e Tomahaëks me dronë ukrainas. Sot do të ketë një takim të veçantë për këtë çështje specifike, diçka që Trump e pranoi.

"Do ta kem përfunduar luftën e 9-të, por ata nuk do të më japin Çmimin Nobel për Paqen" ishte ankesa e presidentit amerikan. Pas përfundimit të pyetjeve, delegacionet e të dy palëve janë në diskutime me njëri-tjetrin pa praninë e kamerave

Një pyetje u bë edhe nga gazetari që sulmoi Zelenskyn shkurtin e kaluar në lidhje me kostumin e tij. Këtë herë ai vuri re se ai kishte veshur të njëjtin kostum si herën e fundit.

Zelensky u përgjigj: “I njëjti kostum sepse jam me të njëjtin president, nëse presidenti ndryshon, unë do ta ndryshoj kostumin tim”.

Trump sqaroi se nuk do të jetë presidenti ukrainas në Hungari, por tha se do ta mbajë të informuar. Pyetjes së një gazetari se a besonte se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë, Trump iu përgjigj: “Absolutisht”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI