Flash

Sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë

Lapsi.al 17 October 2025
Sot protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK që

Sot në Tiranë në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

Tubimi është parashikuar për në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”.

Përplasja Rama-Kurti

Pak orë përpara zhvillimit të kësaj proteste pati edhe një përplasje në distancë mes Albin Kurit dhe kryeministrit Edi Rama.

Fillimi ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se qëndron krah qytetarëve që protestojë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por thekson se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”.

Albin Kurti, në postimin në faqen zyrtare të Lëvizja Vetëvendosje, thekson rolin e kryeministrit Rama duke shtuar se kreu i qeverisë shqiptare ka shkuar në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter “për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”.

Ndaj shton Kurti, ai duhet të tregojë pendesë lidhur me qëndrimet, sipas tij, të gabuara që ka mbajtur në të kaluarën.

Nuk vonoi edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i cili kujtoi se Gjykata Speciale u ngrit për çështjen e trafikut të organeve, dhe jo si tha ai, “të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”.

“Lëvizja më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se para 10 vitesh unë paskam qenë pro, kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kudo dhe kurdo që ka qenë rasti,” u shkruan Rama.

Rama gjithashtu kritikoi qëndrimet e kaluara të Vetëvendosjes ndaj figurës së Hashim Thaçit, duke nënvizuar se “atëherë Lëvizja nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë”.

Kush do të marrë pjesë?

Në protestën që do të zhvillohet sot në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së  do të marrin pjesë qytetarë,  organizata dhe shoqata në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë nga politika, Partia Socialiste ka thënë se do të marrë pjesë, ndërsa Sali Berisha u shpreh se “është vendim politik i PD që të mos marrë pjesë në protestë”.

Po ashtu, Berisha tha dje se Edi Rama kishte përgatitur edhe një fjalim të gjatë, por më pas sipas tij e kanë detyruar që të mos marrë pjesë në protestë.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trush të Shkodrës, ku babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri...

14:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI