Flash

SHBA i heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Millorad Dodik

Lapsi.al 17 October 2025
SHBA i heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Ky vendim u përshëndet nga vetë Dodik, i cili po e zhvillon një fushatë për t’i hequr sanksionet amerikane kundër tij.

Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për pengimin e zbatimit të marrëveshjes së Dejtonit për paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje në vitet ‘90, si dhe nga disa vende evropiane që thonë se politikat e tij separatiste rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Bosnje.

Dodikut iu hoq mandati si president i entitetit serb të Bosnjës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës, pasi Gjykata e Apelit e Bosnjës e mbajti në fuqi dënimin e ndaj tij nga shkurti me një vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet.

Ai u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, i vendosur për të parandaluar kthimin e vendit në dhunë etnike.

Jellena Pajiq Bastinaq, Danijel Dragiçeviq, Goran Rakoviq dhe Dijana Millankoviq u sanksionuan në janar për shkak se ndihmuan në organizimin e festimeve të paligjshme të “Ditës së Republikës Sërpska”, të cilën serbët e Bosnjës e shënuan më 9 janar.

Ata e sfiduan vendimin e gjykatës më të lartë të Bosnjës, e cila ndaloi këtë festë si antikushtetuese, si dhe paralajmërimet e vëzhguesve perëndimorë të paqes.

Zyra Amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse këta katër persona u hoqën nga lista e sanksioneve. Dodik, i cili ka angazhuar disa lobistë në SHBA për të ndihmuar në heqjen e sanksioneve ndaj tij, tha se sanksionet ishin të motivuara politikisht./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI