Flash

Protesta në Tiranë, Grenell: Haga është jashtë kontrollit

Lapsi.al 17 October 2025
Protesta në Tiranë, Grenell: Haga është jashtë

Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së sot në Tiranë.

“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, - ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.

Ai gjithashtu shpërndau një postim të gazetares Xhorxhina Bami, e cila raportonte për tubimin e sotëm në kryeqytetin shqiptar, Grenell shkroi shkurt: “Edhe në Tiranë”.

Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI