Flash

Operacioni në Elbasan, gjykata cakton masën e sigurisë për 14 persona

Lapsi.al 17 October 2025
Operacioni në Elbasan, gjykata cakton masën e sigurisë për

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në operacionin në Elbasan, ku vetëm një prej tyre u la i lirë, ndërsa të tjerët u lanë në 'arrest me burg', 'detyrim paraqitje' dhe 'arrest shtëpie'. Operacioni u zhvillua gjatë kësaj jave në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri. Arrestimet u realizuan si rezultat i një operacioni policor të koduar “Fast”, i cili u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sipas policisë të arrestuarit rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Të arrestuarit janë, Ergys Tusha, Hanson Mullahi, Akil Kërtusha, Maksim Suçi, B. M., (sipërmarrës); Jurges Mullai, Arjan Dada, Endri Dada, Taulant Zykollari, Stefan Memelli, Egi Caushi, Ervin Cani, Blerim Heta, banues në Itali dhe një 17-vjeçar, Juxhino Zykollari, djali i pronarit të lokalit.

Masa “arrest në burg”

Akil Kërtusha

Egi Caushi

Maksim Suçi

Stefan Memelli

Masa “arrest shtëpie”

Ergys Tusha

Ansen Mullai

Masa “detyrim paraqitje”

Ervin Cani

B.M.

Jurges Mullai

Blerim Heta

Taulant Zykollari

Arjan Dada

Endri Dada

17-vjeçari Juxhino Zykollari, pa masë sigurimi

Sendet e sekuestruara:

• 3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak

• Dorezë elektroshoku (neuroparalizuese)

• 4 radio të ngjashme me ato të Policisë

• Jelek me mbishkrimin “Policia”

• Objekte që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistolete

• Thikë, shkop metalik

• Shuma të konsiderueshme parash, 4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR

Prokuroria ka dokumentuar veprimtarinë e tyre kriminale dhe ka ngritur akuza për një sërë veprash penale, të kryera në bashkëpunim, përfshirë:

• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

• “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

• “Moskallëzimi i krimit”

• “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

• “Përkrahja e autorit të krimit”

• “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”

• “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI