Flash

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Lapsi.al 17 October 2025
Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, prej nga mori formë të prerë konfirmimi i tij në detyrë.

Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 27 prill të vitit 2023, pasi nuk u gjetën probleme për figurën dhe pasurinë, ndërsa për pasurinë u aplikua parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit. Vendimarrja e Komisionit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili pretendoi se nuk ishte arritur të provohej e kundërta e barrës së provës, lidhur me të ardhurat e deklaruara nga subjekti para fillimit të detyrës, se ishin përfituara nga ferma bujqësore e blegtorale që zotërohet prej familjes së origjinës.

Drejtuesi i SPAK u qëndroi në parashtrime shkaqeve të ankimit, por gjatë bisedimeve përfundimtare u paraqitën konkluzione të ndryshme, duke vlerësuar se pasaktësitë e konstatuara nuk mund të sillnin penalizim. Në përfundim, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit të prokurorit Pjetërnikaj.

Subjekti shpjegoi se ai nuk ka pasur asnjë kontribut në krijimin e të ardhurave të familjes bujqësore që ka deklaruar, pasi ka qenë i mitur ose në shkollë në kohën kur janë krijuar. Ai nënvizoi se këto të ardhura janë krijuar e deklaruar para fillimit të detyrës dhe se burimet e tyre janë të verifikueshme. Në përfundim, prokurori Pjetërnika kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë.

Bazuar në kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Kolegji konstatoi se ka humbur objekti i ankimit, e për rrjedhojë nuk ka më lëndë procedurale. Sipaës KPA, vijimi i shqyrtimit me një ankim që ka humbur objektin, do përbënte cënim të procesit të rregult ligjor. Gjatë shpalljes së vendimit u konstatua fakti se kur Kolegji e pushon çështjen, vendimarrja e Komisionit konsiderohet se ka marrë formë të prerë.

Në përfundim u deklarua se, me shumicë votash, është vendosur pushimi i çështjes që ka të bëjë me ankimin e Komisionerit kundër vendimit të KPK për konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Shkodër Lezhë dhe në Tiranë. Ai është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private. Aktualisht është pedagog pranë Shkollës së Magjistraturës./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI