Flash

Halli i zgjedhjeve lokale/ Ogerta Manastirliu i ngjitet homologut prishtinali

Lapsi.al 17 October 2025
Halli i zgjedhjeve lokale/ Ogerta Manastirliu i ngjitet homologut prishtinali

Në tubimin pro komandantëve të UÇK-së, kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu shihet krah për krah me Përparim Ramën, kryetarin e Bashkisë së Prishtinës. Për vëzhguesit e vëmendshëm lind një pyetje krejt e natyrshme. A është rastësi gjysëm protokollare apo provë gjenerale për karrigen e kryebashkiakes?

Pozicioni në vijën e parë ngjitur me një homolog ende në detyrë duket si pozicionim i menduar mirë. Pak solidaritet, pak profil shtetëror dhe shenjë se Ogerta e ka vendin mes kryetarëve. Në sfond flamujt e UÇK-së dhe në plan të parë mesazhi politik se ka ardhur koha që Tirana të ketë një kryetare. Dhe Manastirliu duket se nuk do të presë të mbahen zgjedhjet për të filluar ta luajë këtë rol. 

Mund të quhet edhe rastësi, por me këtë kornizë Partia Socialiste përgatit imazhin e kryebashkiakes para se ta konfirmojnë votat në zgjedhjet që ende nuk dihet se kur do të mbahen. Në politikë, fotoja shpesh vlen më shumë se fjala. Ogerta sot e ka bërë të sajën. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI