Flash

Tallja/ Rama heq pagesën te Rruga e Kombit për protestën në Tiranë

Lapsi.al 16 October 2025
Tallja/ Rama heq pagesën te Rruga e Kombit për protestën në

Pikërisht në ditën kur Albin Kurti është kthyer pas në kohë për t'i përmendur Edi Ramës mëkatet e të shkuarës, kur udhëtonte me avion drejt Prishtinës për ngritjen e Gjykatës Speciale, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë një vendim që u kujton qytetarëve të Kosovës një mëkat tjetër të Edi Ramës; vendosja e taksës në Rrugën e Kombit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku njofton se ka marrë një vendim simbolik, se do ta heqë taksën e rrugës së Kombit në datën 17 tetor kur në Tiranë të zhvillohet protesta në mbështetje të komandantëve të UÇĶ.

"Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor! “Liria ka emër - Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës" shkruan Balluku në rrjetet sociale.

Por efekti i këtij akti simbolik për heqjen e taksës vetëm për një ditë, është krejt i kundërt.

Duke lehtësuar protestuesit që do të udhëtojnë nga Kosova, Balluku nuk ka bërë gjë tjetër veçse u ka kujtuar qindra mijëra qytetarëve të Kosovës se ishte qeveria e Edi Ramës që ua vendosi këtë taksë, megjithëse rruga ishte një investim fund e krye shtetëror, i paguar nga taksat e qytetarëve të Shqipërisë.

Mjafton pra ky akti i vogël i urdhëruar nga Rama për të treguar se sa hipokrite është qasja e qeverisë së Ramës ndaj Kosovës, të cilën kurdoherë e ka parë si një mjet në funksion të ambicieve personale.

 

 

Të këshilluara

Një tjetër vrαsje trondit Italinë

29-vjeçarja italiane, Pamela Genini, u vrα në shtëpinë e saj në Milano nga një burrë 52-vjeçar, Gianluca Soncin, i cili tani është i shtruar në spital në gjendj...

23:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI