Flash

Shehaj-Peleshit: Jep dorëheqjen! Je i paaftë të drejtosh Kuvendin

Lapsi.al 16 October 2025
Shehaj-Peleshit: Jep dorëheqjen! Je i paaftë të drejtosh Kuvendin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen.

Sipas Shehajt, Niko Peleshi nuk po zbaton as rendin e ditës që vetë e kanë miratuar.

“Zoti kryetar kam kërkuar fjalën. Kjo është seanca e tetë, unë këtu kam rendin e ditës për ditën e sotme, në 8 seanca ju nuk keni arritur të zbatoni rendin e ditës që ju keni caktuar.

Nuk e di sepse ka pasur një skenar nga ana juaj për ta m byllur apo jeni të paaftë?

Sidoqoftë zoti kryetar nëse nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorqëheqjen, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk e bëni dot sepse 8 seanca janë të mjaftueshme që të tregoni që jeni në gjendje të drejtoni punimet e këtij Kuvendi. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen” - u shpreh kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Lexo më tej: Nis seanca në Kuvend, betohen dy deputetët e rinj të PSD 

Të këshilluara

Një tjetër vrαsje trondit Italinë

29-vjeçarja italiane, Pamela Genini, u vrα në shtëpinë e saj në Milano nga një burrë 52-vjeçar, Gianluca Soncin, i cili tani është i shtruar në spital në gjendj...

23:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI