Flash

Kuvend/ Balla sajon justifikimin pse kërkesat e PD-së hidhen në kosh

Lapsi.al 16 October 2025
Kuvend/ Balla sajon justifikimin pse kërkesat e PD-së hidhen në

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjeti një arsye pse në Parlament çdo kërkesë e opozitës për mocion me debat nuk pranohet.

Sipas Ballës, këto kërkesa nuk do të pranohen nëse bien ndesh me rregulloren.

Duke harruar se PS mbyll prej 7 seancash Kuvendin dhunshëm, pa asnjë debat, Balla iu drejtua opozitës duke i thënë tha se kërkesat i sjellin të shtrembëruara sepse nuk duan debat.

Ai i kujtoi se janë gati të miratojnë cdo kërkesë, por të jetë sipas rregullave dhe jo thashetheme tavoline.

“Mund të bëjmë një mocion me debat për çështjen që lidhen me rrugën tonë evropiane. Qeveria ka detyrimin të sjellë raporton dhe ai është mocion me debat.

Ju i sillni kërkesat të mangëta dhe të shtrembëruara sepse nuk doni debat. Unë nuk pranoj asnjë kërkesë që bie ndesh me rregulloren.

Kërkesat sillini sipas rregullores ose nuk do keni asnjëherë dakordësi. Duhet të kuptoni diçka, jemi të gatshëm të miratojmë çdo kërkesë që të jetë e bazuar në rregullore dhe të mos sillni thashethemet e tavolinave”, tha Taulant Balla.

Të këshilluara

Një tjetër vrαsje trondit Italinë

29-vjeçarja italiane, Pamela Genini, u vrα në shtëpinë e saj në Milano nga një burrë 52-vjeçar, Gianluca Soncin, i cili tani është i shtruar në spital në gjendj...

23:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI