Flash

Këshilli Ndërfetar falënderon partitë për tërheqjen nga ligji për barazinë gjinore

Lapsi.al 16 October 2025
Këshilli Ndërfetar falënderon partitë për

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e bashkuar dhe të përgjegjshëm të Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike lidhur me projektligjin e paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë për “Barazinë Gjinore”.

Në një deklaratë zyrtare, Këshilli thekson se ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore dhe parimeve themelore të shoqërisë shqiptare, si dhe ndjeshmërinë ndaj traditës kulturore dhe fetare të vendit.

“Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtij procesi, duke e konsideruar një shembull pozitiv të përgjegjësisë institucionale dhe kujdesit për të mirën e përbashkët”, thuhet në deklaratë

"Një falënderim i veçantë u shkon ekspertëve të grupit të punës nga pesë komunitetet fetare, ngritur nga KNFSH, juristëve, sociologëve dhe specialistëve, që kontribuan në përgatitjen e raportit profesional dhe në lobimin pranë institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.

Këshilli Ndërfetar falenderon gjithashtu mediat shqiptare për pasqyrimin korrekt dhe të përgjegjshëm të deklaratave për shtyp, raportit dhe punës së grupit të ekspertëve, duke ndihmuar në informimin e drejtë të opinionit publik.

Deklarata përfundon duke rikujtuar angazhimin e Këshillit për të kontribuar në çdo nismë që lidhet me mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore dhe morale, si dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian."

Të këshilluara

Gaz Bardhi: Peleshi, kloun që zbaton urdhra!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, teksa e quajti këtë të fundit si ‘kloun’ që zbaton urdhra...

17:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI