Flash

Dëshmi me emra/ Erjon Alibej rrëfen në gjykatë krimet e rënda të grupit

Lapsi.al 16 October 2025
Dëshmi me emra/ Erjon Alibej rrëfen në gjykatë krimet e

Në gjykatën e Posaçme vijojnë të jepen dëshmitë e të pandehurve të dosjes ‘Plumbi i Artë’. Seancën e sotme, Erjon Alibej pranoi përfshirjen direkte në një sërë vrasjesh mafioze që kanë tronditur vendin vitet e fundit.

Në dëshminë e tij, sipas gazetarit Fatjon Gjinaj, Alibej deklaroi: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia, të Emiljano Ramazit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës.

Ai shtoi se motivi kryesor për atentatin ndaj Shkozës ishte hakmarrja për vrasjen e familjarëve të tij, ku sipas tij, Shkoza ishte përfshirë, informacion që ia kishte dhënë Nuredin Dumani, një tjetër emër kyç në këtë dosje.

Erjon Alibej: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredninin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin. 

Të këshilluara

Një tjetër vrαsje trondit Italinë

29-vjeçarja italiane, Pamela Genini, u vrα në shtëpinë e saj në Milano nga një burrë 52-vjeçar, Gianluca Soncin, i cili tani është i shtruar në spital në gjendj...

23:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI