Flash

Bardhi: Brenda javës kërkojmë komision hetimor

Lapsi.al 16 October 2025
Bardhi: Brenda javës kërkojmë komision hetimor

Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda kësaj jave do të kërkojnë komision hetimor për fondet e IPARD. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se ata do të provojnë se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerëve të Elbasanit.

"Nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondin miliona euro që shkonin për fermerët. Jemi i vetmi vend që ka ndodhur kjo, pasi kjo qeveria nuk vjedh vetëm taksapaguesit shqiptarë por edhe ata europianë. Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për komision hetimor për këtë çështje, sepse do provojmë Taulant se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerit të Elbasanit. Ju nuk doni të flasim për këtë çështje, ne nuk donim të bënim politikë me këtë çështje por kemi detyrë të diskutojmë dhe nxjerrim përgjegjësi. Keni frikë se do themi që me fondet e BE ke ni financuar krimin e organizuar? Nuk kem nevoje ta themi sepse e ka thënë KE," tha Bardhi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas sh...

07:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI