Flash

Ndryshime te Drejtësia, emërohet zëvendësministre Elona Hoxha

Lapsi.al 15 October 2025
Ndryshime te Drejtësia, emërohet zëvendësministre Elona

Pas Vilma Premtit që u emërua në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar edhe një zëvendësministër tjetër.

Elona Hoxha zëvendëson Klajd Karametën te Ministria e Drejtësisë, mëson Lapsi.al

Hoxha deri më tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Drejtorisë së Pёrgjithshme të Politikave nё Fushёn e Drejtёsisё dhe Antikorrupsionit.

Një ditë më parë ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi edhe drejtorin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Indrit Doda. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD: Shqipërisë i duhen 98 bashki

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretar për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, ka deklaruar se Reforma Administrative dhe Territoriale e vitit 2014 ka dështuar në ...

20:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI