Flash

Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

Lapsi.al 15 October 2025
Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojnë ndjeshëm prodhimin në Shqipëri, evidenton një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për ecurinë e fabrikave të prodhimit të këpucëve dhe tekstilit në vendin tonë.

Aktualisht, tendenca e përgjithshme midis markave dhe shitësve me pakicë është të tërhiqen nga Shqipëria. Për shembull, Esprit, New Look, PVH (markat Calvin Klein, Tommy Hilfiger), Bonprix (pjesë e Grupit gjerman Otto), VF Corporation (The North Face, Timberland, Altra, etj.) dhe Ralph Lauren nuk furnizohen më nga vendi ynë.

Në vitin 2019, Benetton kishte pesë furnizues nga Shqipëria dhe aktualisht nuk ka asnjë. E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë amerikane Stitch Fix, e cila kishte dy partnerë biznesi në vitin 2023 dhe që atëherë ka ndaluar porositë në Shqipëri. Inditex dhe Zalando gjithashtu kanë zvogëluar prodhimin.

Shkëputja nga markat nuk lidhet vetëm me zinxhirin e furnizimit, por edhe me objektet e prodhimit. Markat e huaja, kryesisht italiane, po zhvendosen në vende me kosto më të ulët, si Tunizia dhe Egjipti.

Në janar 2024, marka italiane Cotonella njoftoi se po zhvendoste një pjesë të prodhimit të saj në rajonin Kashkadarya të Uzbekistanit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, të cilat i atribuohen zhvlerësimit të euros dhe rritjes së pagës minimale. Cotonella erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2008 fabrika e saj në Shkodër hapi një laborator modern për prerjen e pëlhurave, duke u bërë një qendër ndërkombëtare logjistike për markën.

Disa kohë më parë, Kral Shoes zhvendosi 30% të biznesit të saj në Tunizi dhe ka deklaruar se i gjithë prodhimi do të transferohet atje së shpejti.

Italia ka pasur një prani të fortë në industrinë e modës në Shqipëri për disa dekada. Në fillim të viteve 1990, markat italiane e panë Shqipërinë si një treg të ri për zgjerim. Shumë kompani të njohura ngritën objekte prodhimi në vendin tonë, duke siguruar punësim për mijëra njerëz. Megjithatë, varësia e madhe nga një treg specifik, si për këpucë ashtu edhe për veshje, e bën sektorin shqiptar të modës më të prekshëm ndaj luhatjeve të porosive.

Markat e huaja janë të pranishme në Shqipëri, drejtpërdrejt përmes ambienteve të prodhimit, por kryesisht përmes zinxhirëve të furnizimit.

Studimi tregon se pagat mesatare në sektorin fason janë 450–500 euro, ndërsa kufizimet në fuqinë punëtore nuk lejojnë përmbushjen e porosive. Gjithashtu, fabrikat shqiptare u përballën me humbje nga rënia e euros. Për të përballuar zhvlerësimin e monedhës dhe rritjen e pagave, fabrikat rritën çmimet dhe në këtë mënyrë humbën një pjesë të madhe të klientëve. Edhe në kushtet e inflacionit pas pandemisë dhe uljes së kërkesës në tregjet ndërkombëtare, shumë marka transferuan prodhimin në vende me kosto më të ulët, duke u tërhequr nga Shqipëria.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë ranë me 16.8% në 2024-n, në raport me vitin e mëparshëm. Tendenca ka vijuar negative edhe në 8 mujorin 2025, ndonëse me ritme të ngadalësuar, me shitjet jashtë vendit të këtij produkti që u tkurrën me 1%./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës der...

07:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI