Flash

FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2025-n

Lapsi.al 15 October 2025
FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025.

Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.

Në të kundërt është rishikuar me rritje të lehtë pritshmëria për vitin 2026, ku ekonomia vendase parashikohet tashmë të zgjerohet me 3.6%, nga 3.5% në raportin e pranverës.

Inflacioni mesatar vjetor pritet të rritet lehtë në 2.3%, nga 2.2% që ishte në 2024-n dhe të kërcejë në 2.8% në 2026-n.

Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9% në 2025-n dhe 4% në 2026-n.

Maqedonia e veriut pritet të ketë të njëjtën rritje si Shqipëria me 3.4% në 2025-n. Në Mal të Zi performanca pritet në 3.2% në 2025-n.

Ekonomia e Bosnjë Hercegovinës do të zgjerohet me 2.4% në 2025 dhe 2.7% në 2026. Në të njëjtat nivele prej 2.4% në 2025-n pritet edhe Serbia.

FMN: Ekonomia botërore po tregon qëndrueshmëri përballë tarifave të Trump, por perspektiva mbetet “e zymtë”

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia botërore po tregon shenja presioni nga tarifat e gjera amerikane dhe proteksionizmi, edhe pse deri tani ka rezistuar më mirë se pritej.

Sipas raportit të fundit World Economic Outlook, publikuar të martën nga institucioni me qendër në Uashington, ekonomia botërore pritet të rritet me 3.2% këtë vit, nga 3% që ishte parashikimi në korrik. Në vitin 2026, rritja parashikohet të ulet lehtë në 3.1%.

FMN tha se përmirësimi i parashikimit për këtë vit vjen kryesisht nga faktorë të përkohshëm, si një rritje e aktivitetit ekonomik ndërsa kompanitë dhe familjet u nxitën të furnizohen përpara tarifave të larta, si dhe një dobësim i dollarit që ka ndihmuar tregtinë globale. Megjithatë, perspektiva përpara mbetet me “pritshmëri të zbehta”, si në afat të shkurtër ashtu edhe të gjatë.

“Nuk është aq keq sa kishim frikë, por është më keq se sa prisnim një vit më parë — dhe më keq se sa do të duhej,” tha kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në një deklaratë për mediat.

Ministrat e Financave dhe drejtuesit e bankave qendrore po mblidhen këtë javë në Uashington për takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, nën kërcënimin e rinovuar të një lufte tregtare mes ekonomive më të mëdha të botës.

Pas një periudhe relative qetësie në muajt e fundit, tensionet janë rritur sërish, me presidentin amerikan Donald Trump që tha javën e kaluar se do të vendosë një tarifë shtesë prej 100% ndaj Kinës duke filluar nga 1 nëntori — një përgjigje ndaj kufizimeve të fundit të Pekinit për eksportet e elementeve të rralla. Që atëherë, të dyja palët kanë sinjalizuar se bisedimet mbeten të mundshme për të shmangur çdo përshkallëzim.

Në SHBA, rritja ekonomike do të ngadalësohet në 2% këtë vit, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2024, dhe pritet të mbetet e qëndrueshme në 2.1% në vitin 2026, sipas FMN-së.

Në zonën e euros, rritja pritet të rritet në 1.2% këtë vit dhe në 1.1% vitin e ardhshëm, ndërsa zgjerimi i Kinës parashikohet të ulet në 4.8% në 2025 dhe në 4.2% në 2026.

Për të shmangur luhatjet në parashikimet e këtij viti dhe për të eliminuar shtrembërimet e shkaktuara nga importet e parakohshme që nxitën aktivitetin në gjysmën e parë të vitit, FMN analizoi rritjen e njëpasnjëshme nga gjysma e dytë e vitit 2025 deri në 2026.

Kjo analizë parashikon që ekonomia botërore të rritet me një mesatare vjetore të përafërt prej 3% gjatë kësaj periudhe 18-mujore — një ulje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me normën mesatare 3.6% të vitit 2024.

FMN shton se inflacioni po stabilizohet mbi objektivat e bankave qendrore në disa vende të tjera, ndërsa perspektiva për çmimet mbetet e pasigurt, duke e vështirësuar punën e politikëbërësve monetarë.

Një tjetër arsye shqetësimi është rritja e huamarrjes. Qeveritë do të duhet të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht në Europë, për shkak të kostove shtesë të lidhura me plakjen e popullsisë, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë energjetike./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës der...

07:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI