Flash

Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore

Lapsi.al 15 October 2025
Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e akuzoi presidentin Bajram Begaj se është i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore.

“A e dini ju se presidenti, ndërkohë që është president, rezulton të jetë i punësuar dhe merr të ardhura nga një klinikë private mjekësore. Pra, ditën bën presidentin e Republikës, pasdite paguhet nga rrjeti i klinikave private Acibadem siç deklaron vetë të ardhurat çdo vit.

Ky është niveli i presidentit të Republikës dhe ne ndjejmë keqardhje që një individ nuk përmbush asnjë standard etik, integriteti e profesionalizmi sot është kreu i Shtetit.

S’dimë ta quajmë presidenti paradite dhe mjekun pasdite. Nuk kishte ndodhur kjo me asnjë president më parë. Ky është paradite president, dhe pasdite shkon për 200 euro si konsultent në rrjetin e klinikave private”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, presidenti jep mësim edhe te Akademia e Forcave të Armatosura

“Presidenti në vitin 2022, 2023, 2024 deklaron të ardhura nga kjo kompani private. I deklaron dhe e si pedagog, shkon jep dhe mësim se është shumë i ditur. Jep mësim tek Akademia e Forcave të Armatosura. Ku ka lek, do të gjeni Bajram Begajn.”, shtoi Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI