Flash

Shqipëria e Kosova largojnë dy trajnerë në tre ditë: zyrtar shkarkimi i Tomasson

Lapsi.al 14 October 2025
Shqipëria e Kosova largojnë dy trajnerë në tre ditë:

Në fillim Stojkovic e tani Tomasson. Dy trajerë të shkarkuar në vetëm tre ditë nga Shqipëria e Kosova. Nëse humbja me kuqezinjtë i shkarkoi dorëheqjen teknikut të Serbisë Dragan Stojkovic, ajo e Suedisë nga Dardanët pati të njëjtën kosto për danezin Jon Dahl Tomasson.

Futbolli suedez po përballet me vështirësi pas humbjes së tretë radhazi në kualifikueset për Kampionatin Botëror nga ana e kombëtares së tij, e pasuruar me yje. Rezultatet e dobëta i kanë kushtuar vendin trajnerit Jon Dahl Tomasson, teknik danez emëruar vitin e kaluar si trajneri i parë suedez që ka lindur jashtë vendit.

Lexo më tej: Kosova triumfon në Suedi e sheh nga Botërori: Isak e Gyokeres bien para Asllanit

Ish‑sulmuesi i Milanit kishte premtuar se do të luftonte për të mbrojtur vendin e tij pas humbjes së turpshme në shtëpi me rezultat 1‑0 kundër Kosovës në Göteborg, e cila la Suedinë në vendin e fundit në grupin e kualifikuesve për Kampionatin Botëror me vetëm një pikë në katër ndeshje. Por Federata Suedeze e Futbollit e shkarkoi atë të martën. Sulmuesit Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres pas ndeshjes pranuan se skuadra e tyre po kalon përkatësisht një “situatë krize” dhe po përballet me një dështim të vërtetë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI