Flash

Ministri i Jashtëm gjerman: Palestinezët duhet të heqin dorë nga Hamasi

Lapsi.al 14 October 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Palestinezët duhet të heqin dorë

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha vonë të hënën se nuk e ndante plotësisht euforinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për situatën në Lindjen e Mesme dhe theksoi se ishte e rëndësishme që Hamasi të çarmatoset dhe që vetë palestinezët ta heqin dorë prej tij.

“Fundi i përkohshëm” i konfliktit është megjithatë një ngjarje historike dhe dje ishte një ditë gëzimi, tha Vandeful në një intervistë me transmetuesin publik gjerman ARD, duke shtuar se ishte më shumë se një armëpushim. “Mbi të gjitha, është e rëndësishme që shtetet në rajon të jenë të përkushtuara për bashkëjetesë paqësore. “Për herë të parë, Izraeli dhe fqinjët e tij në thelb donin të njëjtën gjë, por ishte një proces shumë i vështirë dhe, nëse kjo do të zhvillohet në paqe, ka ende shumë punë për të bërë dhe të gjithë kemi sfida përpara”,  shtoi Ministri i Jashtëm gjerman dhe theksoi:

“Tani është e rëndësishme që Hamasi të çarmatoset dhe të mos ketë më një zë politik në të ardhmen. Për ta arritur këtë, palestinezët duhet ta heqin dorë nga kjo organizatë. Nëse terrorizmi vazhdon të mbizotërojë atje, siç është tani, nuk do të ketë të ardhme të mirë për palestinezët në Rripin e Gazës. Tani ata duhet të emancipohen dhe të heqin dorë nga terrorizmi.”

Hamasi “do të thotë terrorizëm i pastër”, theksoi Vandeful, duke paralajmëruar se nuk ka perspektivë për të ardhmen për ata që janë të shtyrë drejt radikalizmit, ndërsa foli për “detyrën e palestinezëve për t’u distancuar” nga kjo organizatë dhe për të gjetur një formë të re bashkëpunimi, “në mënyrë që ata të kenë mundësinë që një ditë të kenë shtetin e tyre”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI