Flash

Kurti: Ende nuk kanë nisur diskutimet me partitë për formimin e ekzekutivit

Lapsi.al 14 October 2025
Kurti: Ende nuk kanë nisur diskutimet me partitë për formimin e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende nuk i ka nisur diskutimet me partitë tjera lidhur me formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Më 10 tetor, Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, është mandatuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e ekzekutivit të ri. “Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet t’i shohim kontributet që i kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por, po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se dhjetë ditë”, tha Kurti për mediat më 14 tetor kur u pyet nëse ka nisur diskutime me subjektet politike për qeverisjen qendrore.

Një ditë më parë Kurti paralajmëroi se diskutimet për Qeverinë e re të Kosovës do t’i nisë këtë javë. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë udhëheqjen e re. Kurti ka afat që deri më 26 tetor të prezantojë para Kuvendit ekzekutivin e ri. Për zgjedhin e tij kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh. “Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i Qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet”, deklaroi Kurti gjatë një konference për media më 13 tetor.

Ai nuk deshi të japë hollësi se me cilat parti mund të diskutojë për ndonjë koalicion të mundshëm. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar ditë më parë se LVV-ja mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje. Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit. Njohësit e zhvillimeve politike i thanë Radios Evropa e Lirë se gara e partive politike për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale – që do të mbahet më 9 nëntor – mund t’i ndikojë negociatat për formimin e ekzekutivit të ri.

Nëse LVV-ja nuk arrin të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve për kabinetin e ri deri më 26 tetor, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë. Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit./rel

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI