Flash

Dosja "Meta", Dumani: Nevojitet ndihmë nga autoritetet e huaja

Lapsi.al 14 October 2025
Dosja "Meta", Dumani: Nevojitet ndihmë nga autoritetet e huaja

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancën raportuese në Komisionin e Ligjeve u pyet dhe për çështjet e Metës dhe Berishës.

Dumani deklaroi se sa i përket çështjes “Berisha” është hetuar brenda afatit në një vit, nga regjistrimi i çështjes e deri në dërgimin e saj për gjykim.

Sa i përket çështjes “Meta”, kreu i SPAK deklaroi se është në fazën e hetimit paraprak dhe nevojitet ndihma e autoriteteve të huaja.

Dumani tha se ai si kreu i SPAK, nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë në çështjet konkrete.

“Prokurorët në SPAK e ushtrojnë ndjekjen penale në mënyrë të plotë. Si drejtues i SPAK nuk kam asnjë kompetencë për të ndërhyrë në çështje konkrete, mund të jap vetëm udhëzime jodetyruese, të cilat nuk prekin thelbin e çështjes. Kam deleguar te prokurorët e posaçëm për të nënshkruar çdo akt, çdo shkresë për çështje konkrete. Kam garantuar pavarësinë e prokurorëve të posaçëm. Prokurori vendos strategjinë hetimore dhe masën e sigurisë. Çdo kërkesë për ndryshim mase kalon në gjykata. Çështja është hetuar në një vit, nga regjistrimi deri në dërgimin në gjykim. Është në fazën e hetimit paraprak. Është e nevojshme ndihma juridike nga autoritete hetimore të huaja.

Po përpiqemi të profilizojmë prokurorë të caktuar për këto çështje. Bashkëpunimin me institucionet e huaja do ta quaja të shkëlqyer”, tha Dumani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI