Flash

Altin Dumani: SPAK-un e pret kaosi në 2028-ën

Lapsi.al 14 October 2025
Altin Dumani: SPAK-un e pret kaosi në 2028-ën

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ka deklaruar me shqetësim se në vitin 2028 do të krijohet një vakum shumë i madh pasi i mbaron mandati 11 prokurorëve të posaçëm.

Altin Dumani theksoi se në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidojë ndërsa shtoi se SHBA dhe BE kanë investuar shumë në trupën e prokurorëve që të rriten profesionalisht.

Altin Dumani u shpreh se nuk kanë deklaruar në asnjë moment që do ketë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejte për të rikandiduar.

Sakaq, Dumani u shpreh se trupa e prokurorëve e specializuar dhe investuar për vite të tëra duke hetuar dosje të rëndësishme, tashmë ka fituar edhe imunitetin e nevojshëm karshi politikës, krimit të organizuar apo biznesit.

"Ju siguroj që në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do rikandidoj për prokuror, e kam bërë këtë marrëveshje me veten që kur aplikova për të qenë prokuror i posaçëm. Imagjinoni në vitit 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm iu mbaron mandati brenda një viti. Vakumi që krijohet në atë institucion është shumë i madh. 11 prokurorë në një vit është e pamundur t'i zëvendësosh. Ata kanë çështje që i ndjekin me vite. Cënohen hetimet në këtë drejtim.

Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht, për të krijuar imunitetin e nevojshëm karshi politikës, biznesit, krimit të organizuar. Pra një ditë të bukur, i thuhet të mbaroi mandati. Nuk e kemi luksin që një prokuror i specializuar të çohet në një prokurori tjetër. Vlerësoj se duhet parë dhe jam shprehur qartë.

Unë përcjell çfarë prokurorët e posaçëm më përcjellin mua. Nuk kemi thënë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejtë për të rikandiduar. Çdo prokuror i posaçëm pas mandatit 9 vjeçar, ka nevojë të rivlerësohet"-tha Dumani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI