Flash

Zgjedhjet në Tiranë, Klosi: 9 nëntori është djegur

Lapsi.al 13 October 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Klosi: 9 nëntori është djegur

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi zbuloi se zgjedhjet për bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen në prag Krishtlindjesh.

“Ne po përgatitemi sikur zgjedhjet të jenë nesër. Nuk është se ne frigohemi nga data, sa më shpejt ajo datë të jetë, aq më mirë do ishte për qytetarët. Kurse për ne si forcë politike do të presim vendimin e Kushtetueses dhe pastaj datën e re të Presidentit, por ashtu siç llogaritë duken i bie që mesi i dhjetorit të jetë data e mundshme për garën e Tiranës”, zbuloi Klosi A2 CNN.

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj që i hapi rrugën garës për kryeqytetin, por Klosi tha se PS vijon fushatën në terren për të kuptuar nevojat e qytetarëve.

Ai nënvizoi se viti i ri duhet ta gjejë Tiranën me një kryetar të ri bashkie, pasi qyteti ka nevojë për një drejtues që të shtyjë përpara projektet transformuese.

“Po tani data 9 edhe sipas KQZ ka rënë për Tiranën. Ne kemi ngarë në 5 bashki të tjera. Por për PS, në parim e kemi që nuk është problem për ne kur është data. Po ne po vazhdojmë përgatitjet dhe unë jam pjesë e skuadrës së Tiranës për të mbështetur më së miri përgatitjet në gjithë territorin e saj. Puna është intensive po punojmë fort.

Por nuk dimë, e gjitha varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por besoj që ky vit do ta gjejë dhe duhet ta gjejë Tiranën me kryetar të ri bashkie, pasi realisht qyteti ka nevojë për një drejtim më të plotë për punët e bashkisë, për atë çfarë qytetarët presin. Dhe prandaj dëshira jonë është të ndodhin sa më shpejt ato zgjedhje”, tha Klosi.

Të këshilluara

Hollywood-i i kthen shpinën Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez, dikur një nga emrat më të dashur të Hollywood-it, po përballet me një sërë dështimesh të njëpasnjëshme në karrierën e saj. Në një opinion të bot...

20:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI