Flash

Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit, arrestohen 2 shoferë

Lapsi.al 13 October 2025
Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit, arrestohen 2 shoferë

Dy drejtues kamioni janë arrestuar pasi tentuan të kalonin 5 persona jashtë Shqipërisë duke kaluar ilegalisht kufirin të fshehur poshtë mjeteve të tonazhit të rëndë.

Në pranga ranë shoferët G. Xh. 48 vjeç dhe E. B. 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërkohë që njëri prej këtyre 5 personave rezulton që të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi është dënuar me 7.6 vite burgim për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai është Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi 34 vjeç, i lindur në Dibër, i cili u arrestua provizorisht me qëllim për t'u ekstraduar në Itali për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i policisë:

PKK Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rolet”.

Fshehën në kamionët që drejtonin, 5 shtetas shqiptarë që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, arrestohen 2 shtetas.

Njëri prej të shtetasve të fshehur në kamionë, në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me mbi 7 vjet e gjysmë burgim, për vjedhje në Itali, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sekuestrohen kamionët, mjete identifikimi dhe celularë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, si dhe si rezultat i administrimit të shpejtë dhe profesional të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin “Rolet”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit G. Xh., 48 vjeç dhe E. B., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në kamionët që drejtonin, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u gjetën të fshehur 5 shtetas shqiptarë.

Nga verifikimet e mëtejshme në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se njëri prej 5 shtetasve që synonin të dilnin ilegalisht jashtë shtetit, konkretisht shtetasi Indrit Lleshi alias Ibrahim Lleshi, 34 vjeç, i lindur në Dibër, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Ankonës, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 6 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 34-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Hollywood-i i kthen shpinën Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez, dikur një nga emrat më të dashur të Hollywood-it, po përballet me një sërë dështimesh të njëpasnjëshme në karrierën e saj. Në një opinion të bot...

20:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI