Flash

Kjo është "TirANA" kandidate për bashkinë e bërë me Integjencë Artificiale

Lapsi.al 13 October 2025
Kjo është "TirANA" kandidate për bashkinë e

Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).

Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.

“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.

Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.

Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.

“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.

E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.

“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.

“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.

Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.

“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.

Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.

Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”. /Reporter.al

Të këshilluara

Hollywood-i i kthen shpinën Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez, dikur një nga emrat më të dashur të Hollywood-it, po përballet me një sërë dështimesh të njëpasnjëshme në karrierën e saj. Në një opinion të bot...

20:42

Pranga biznesmenit të madh dhe 11 të tjerëve

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit, pronari i kompanisë Delta, Bujar Muça, ka përfunduar në pranga. Bashkë më të  janë të arrestuar edhe 11 persona të ...

18:43

Zjarr i madh në Peqin, rrezikohen banesat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e Bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar...

16:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI