Flash

Berisha: Rama kërkon të përgjysmojë numrin e bashkive

Lapsi.al 13 October 2025
Berisha: Rama kërkon të përgjysmojë numrin e bashkive

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama kërkon që të ulë numrin e bashkive në vend nga 62 në 29 apo 30.

Sipas Berishës, Rama synon të largojë pushtetin nga duart e qytetarëve duke pjesëtuar me disa herë fuqinë e votës së tyre.

“Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna”, deklaroi kreu i PD-së.

Sali Berisha: E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh.

Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama.

Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna.

Natyrisht reforma e parë e tij, ishte një katastrofë, një kaos. Mjafton të kujtoj këtu se, një qark me 120 mijë banorë, ka 7 njësi të qeverisjes vendore, një qark me 1 mln banorë ka 4 njësi të qeverisjes vendore. Kjo është e vërtetë për Tiranën dhe Gjirokastrën.

Kështu që për këtë të dytë, nuk mund të shprehem se edhe këtu kemi një kusht të panegociushëm, praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI