Flash

Llogaritë/ Skenarët që e çojnë kombëtaren në Kampionatin Botëror

Lapsi.al 12 October 2025
Llogaritë/ Skenarët që e çojnë kombëtaren

Pas fitores të së shtunës me Serbinë Shqipëria ka 11 pikë pas gjashtë ndeshjesh, ndërsa ndjekësja më e afërt, që u mund në Leskovac, ka 7 pikë, por ama ka zjvilluar 5 ndeshje dhe ka akoma tre për të luajtur.

Në pamje të parë duket se këto dy skuadra do të garojnë për vendin e dytë të Grupit K, qe jep mundësinë për të vazhduar play off për kualifikimin në botëror.

Mediat serbe/Fitorja e Shqipërisë i kushton dorheqjen Stojkoviçit

Në dy takimet që i mbeten nëse Shqipëria fiton ndaj Andorrës në transfertë, kuqezinjtë do të ngjiten në kuotën e 14 pikëve. Ajo ka luksin që edhe ta humbasë ndeshjen e fundit ndaj Anglisë në “Air Albania”.

Në këtë rast Serbia nuk do të jetë e detyruar të fitojë vetëm t’i fitojë të tria ndeshjet e saj, ose të fitonte dy e barazone një, duke permiresuar ndjeshëm golaverazhin, pasi e ka me të dobët se Shqipëria (kuqezinjtë +3 dhe serbët -2). Pra në skenarin e fitores së Shqipërisë me Androrrën, do të duhet që të përmirësohej edhe golaverazhi, që Serbia ta ketë edhe më të vështirë për t’ia marrë vendin e dytë Shqipërisë me dy fitore ndaj Andorrës dhe Letonisë dhe barazim të mundshëm ndaj Anglisë. Sepse në rast barazimi me pikë në fund të eliminatoreve, kriteri i parë që merret për bazë është golaverazhi i përgjithshëm.

Në rast se skuadra e Silvinjos fiton bindshëm në Andora dhe humb në Trliranë kundër Anglisë, Serbia do të duhej t’i fitoja të tria ndeshjet e saj, pra të mposhtë edhe Andorën edhe Letoninë madje dhe Anglinë. (13 nëntor), ku marrja e tri pikëve është pothuajse mision i pamundur. Pra, nëse Serbia humbet me Anglinë, ne jemi praktikisht në vend të dytë. Nëse ata krijojnë surprizën dbe barazojnë në Londër, Shqipërisë do i duhej një fitore me gola ndaj Andorës, gjithmonë duke llogaritur se humbasim ndaj Anglisë.

Një natë që s'harrohet në Leskovc/ Shqipëria mposht Serbinë dhe ëndërron Botërorin Nëse ne përfundojmë në vend të dytë duke eleminuar përfundimisht Serbinë, sërish nuk shkojmë direkt në Kupën e Botës 2026. Në këtë rast Shqipëria do të kualifikohej për në fazën e dytë të kualifikimeve, fazën e play-off-it. Në këtë fazë, do të përfshihen gjithsej 16 skuadra: 12 ekipe që përfundojnë të dyta në grupet e tyre dhe 4 skuadra që janë fituese të grupeve në Ligën e Kombeve UEFA 2024–25, por që nuk janë renditur të para ose të dyta në grupet e kualifikimeve për Kupën e Botës. Këto 16 skuadra do të ndahen në 4 grupe, me nga 4 skuadra secila, dhe do të luajnë ndeshje eliminimi me një ndeshje, ku fituesi i çdo grupi do të kualifikohet për në Kupën e Botës 2026.©Lapsi.al  

Ndeshjet e Shqipërisë

Andorrë – Shqipëri       13.11. 20:45

Shqipëri – Angli            16.11. 18:00

 Ndeshjet e Serbisë

Andorrë – Serbi  14.10. 20:45

Angli – Serbi        13.11. 20:45

Serbi – Letoni      16.11. 18:00

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI