Flash

Anëtar i grupit të Troplinëve/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin

Lapsi.al 12 October 2025
Anëtar i grupit të Troplinëve/ GJKKO lë në burg Juxhin

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit, anëtarit të grupit kriminal të Troplinëve që u ekstradua këtë fundjavë nga Spanja. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza. Drazhi akuzohet për ‘Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal,

‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal’. Ai u ekstradua 3 muaj pas arrestimit të tij në Spanjë, ndërsa ndaj 34-vjeçarit rëndojnë disa akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga Norvegjia në Belgjikë. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe disa pasuri të cilat dyshohet se i përkasin Juxhin Drazhit që i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal. Ndërkohë Elvis Doçi që njihet edhe me nofkën “Visi i Pojës”, i akuzuar nga SPAK si drejtues i organizatës kriminale të Troplinëve.

Drazhi u arrestua nga Guardia Civile Spanjolle në një banesë luksoze në qytetin e Malagës, ku strehohej me të gjitha kushtet dhe shërbimet e ofruara nga bashkëpunëtorët e tij. Në emër të tij rezulton i regjistruar në Durrës një biznes i tregtimit të automjeteve dhe dhënies me qira të tyre. Ndërkohë SPAK ka zbuluar dhe sekuestruar 10 pasuri në emër të shoqërisë "Majestic Konstruksion". Pronari i kësaj shoqërie rezulton të jetë aktualisht Nazmi Shahini.

Kalimet e shpeshta të pronësisë së "Majestic Konstruksion" dhe të gjitha pasuritë e sipërfaqeve të tokave të regjistruara në hipotekë në emër të saj, sipas SPAK ngrenë dyshime të forta se i përkasin familjarëve të personit nën hetim Juxhin Drazhi. Juxhin Drazhi është gjithashtu lidhje shoqërore e Ramazan Rrajës, me të cilin gjithashtu dyshohet se janë në ortakëri biznesi në hotelin Majestik në Durrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI