Flash

U gjet e masakruar, kryebashkiakja gjermane u torturua nga vajza e saj e adoptuar

Lapsi.al 11 October 2025
U gjet e masakruar, kryebashkiakja gjermane u torturua nga vajza e saj e

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë rreth rrethanave të plagosjes së rëndë të kryebashkiakes gjermane të Herdecke, Iris Stalzer.

Autore e ngjarjes mësohet se ka qenë vajza e saj e adoptuar, e cila, sipas raportimeve të mediave gjermane, e torturoi nënën e saj për orë të tëra.

Edhe pse fillimisht u raportua për një sulm ndaj 57-vjeçares nga burra të panjohur, hetimi i policisë zbuloi se autorja e krimit ishte vajza e saj e adoptuar, e cila, në fakt, ishte ajo që telefonoi autoritetet duke pretenduar se e kishte gjetur nënën e saj të gjakosur në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre.

Siç u zbulua, Iris Stalzer kishte 13 plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, si dhe shumë plagë dhe fraktura në kafkë.

Pavarësisht lëndimeve të shumta, politikania e SPD-së mbijetoi dhe zbuloi të vërtetën rreth sulmit që, siç tha ajo për policinë, e bëri vajza e saj e adoptuar.

Siç raporton Bild, politikania 57-vjeçare rrëfeu se u torturua nga vajza e saj e adoptuar në bodrumin e shtëpisë për orë të tëra.

Sipas të njëjtit burim, Stalcher i tha policisë se 17-vjeçarja e kishte goditur me dy thika të ndryshme. Gjithashtu e kishte goditur në kokë me një objekt të rëndë dhe i kishte djegur flokët e rrobat duke i vënë flakën me deodorant e çakmak.

Policia gjeti një nga thikat e përdorura në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar, gjithashtu të adoptuar, të 57-vjeçares, si dhe rroba të njollosura me gjak që besohet se i përkisnin autores së ngjarjes.

Stalcher u gjet në një kolltuk në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj, pa u sqaruar ende se si ia doli të arratisej nga bodrumi ku e mbante 17-vjeçarja.

Megjithatë, oficerët e mjekësisë ligjore gjetën prova se ishin bërë përpjekje për të hequr gjakun dhe prova të tjera nga zona përreth kolltukut ku u gjet 57-vjeçari, duke ngritur dyshine se zona ishte pastruar.

Ndërsa motivi mbetet i paqartë, media gjermane raportoi se kishte pasur një mosmarrëveshje midis nënës dhe fëmijëve të saj të adoptuar gjatë verës, me raportime për dhunë në familje dhe përdorim të një thike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI