Flash

Tragjedi në Meksikë/ 27 të vdekur dhe dhjetra të humbur si pasojë e përmbytjeve

Lapsi.al 11 October 2025
Tragjedi në Meksikë/ 27 të vdekur dhe dhjetra të humbur si

Një katastroftë natyrore me përmasa të mëdha ka ndodhur në Meksikë, e cila ka shkaktuar dhjetra viktima dhe shumë të zhdukur. Një përmbytje e cila më pas shkaktoi edhe një rrëshqitje të dheut, ka sjellë si pasojë 27 viktima dhe dhjetra të humbur. Nga kjo janë shembur shumë banesa dhe ura.

Reshjet e dendura të shiut bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati. Hidalgo në Meksikën lindore ishte një nga zonat më të prekura, me 16 vdekje të raportuara. Mediat e huaja raportuan se mijëra shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar, ndërsa shumë rrugë kryesore janë bllokuar. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, tha se qeveria ka vendosur 5,400 personel për të ndihmuar komunitetet, për të pastruar rrugët dhe për të shpërndarë ndihma.

"Po punojmë për të mbështetur popullsinë, për të hapur rrugët dhe për të rivendosur shërbimin elektrik." shkroi Sheinbaum në mediat sociale.

Përveç kësaj, 3,300 trupa detare po ndihmojnë me evakuimet, si dhe me pastrimin e pasojave të përmbytjeve.

Në Puebla, guvernatori i shtetit Alejandro Armenta tha se të paktën nëntë persona kishin vdekur, ndërsa pesë të tjerë ishin raportuar të zhdukur. Rreth 80,000 persona janë prekur nga moti vetëm në Puebla, tha qeveria e shtetit.

"Askush nuk ishte i përgatitur për këtë. Përmbytja arriti një lartësi prej një metri e gjysmë. Gjithçka u përmbyt, dhoma e ngrënies dhe i gjithë restoranti, kuzhina, banjo, dhoma e lojërave, zona private. Gjithçka është në gjendje të tmerrshme,” tha një banor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI