Flash

Sylvinho pas fitores historike: E paprecedentë për Shqipërinë, natë e paharrueshme

Lapsi.al 11 October 2025
Sylvinho pas fitores historike: E paprecedentë për

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të madhe dhe historike ndaj Serbisë në stadiumin “Dubocica” në Leskovac. Ndërkohë trajnrti Sylvinho foli pas fitores.

“Futbolli është për t’u vlerësuar, sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar shumë të fortë, të vështirë, jemi në lojë, nuk është vendosur asgjë, është një hap i rëndësishëm. Ishte Manaj, është jeta jonë, sot shkohet andej, një penallti, gabohet… Ky është një lojtar që ne kemi besim shumë. Ndaj kur shkon e punon 24 orë, e di që mund t’u japësh besim, është jeta e trajnerit. Mbeten dy ndeshje, kemi humbur vetëm një. Por pastaj nëse ndodh diçka e fiton 1-0, jo nuk është mirë, jo ashtu… Tre pikë janë të mira, janë shumë të mira.

Unë u bëj komplimente të gjithëve. Një lojtar nuk është se shkon në fushë për tre gola. Futbolli nuk është i lehtë. Broja bëri një ndeshje të vështirë, ai kishte Pavloviç një ndër më të fortët, ishte 60 minuta një kundër një me të duke e përballuar, e kaloi, krosoi. Uzuni, i jashtëzakonshëm, se kjo është një skuadër ku fillimisht është njeriu. Ai mund të përfitojë nga hapësira. Jam krenar për të gjithë, edhe Uzuni e Broja ndonëse nuk kanë shënuar, kanë bërë shumë për ekipin.

Largimi? Më kanë bërë këtë pyetje në Shqipëri dhe një gazetar serb dje. Po përgjigjem njëlloj, për të ardhmen time mendoj unë. Nuk më shqetëson, jam krenar për të gjithë, i ndërgjegjshëm për punë. Na mungojnë ende dy ndeshje shumë të rëndësishëm por për të ardhmen mendoj unë.

Siç e thashë për Rein, ai ka eksperiencë, ndodh. Unë mundohem të kem një raport të mirë dhe të jem gjithmonë i edukuar me gazetarët, por kaq është, është edhe një punë investigative për të dhënë diçka me raste… Flas mirë, në mënyrë të edukuar, mundohem gjithmonë të përgjigjem mirë. Është bërë një ndeshje e jashtëzakonshme, jo vetëm kjo, edhe në shtëpi e kemi bërë ndaj tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI