Flash

Mediat serbe/Fitorja e Shqipërisë i kushton dorheqjen Stojkoviçit

Lapsi.al 11 October 2025
Mediat serbe/Fitorja e Shqipërisë i kushton dorheqjen

Mediat serbe kanë reaguar me mllef dhe kritikë të ashpër ndaj futbollistëve dhe trajnerit, duke e quajtur ndeshjen e humbur ndaj nesh si “turp historik”, “disfatë” dhe “lojë pa identitet”, duke kërkuar që të ketë ndryshime urgjente, përfshirë largimin e trajnerit nga stoli. Telegraf e ka cilësuar humbjen si “një nga më të turpshmet në histori” për reprezentacionin serb. B 92 shkruan se “fati i skuadrës nuk është më në duart e tyre”. REPUBLIKA thekson se kjo ndeshje qe një debakl tragjik dhe turp epik që “nuk mund të shlyhet lehtë”

Ne komentin e saj e përditshmja Kurir shkruan

Pas mposhtjes së Serbisë prej Shqipërisë në Leskovc, me ç’rast ekipi serb e humbi pothuajse çdo shans për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, trajneri Dragan Stojković (Piksi) ka ofruar dorëheqjen e tij nga drejtimi i kombëtares.

Në konferencën për shtyp, Stojković pranoi se mban përgjegjësinë e plotë për rezultatin dhe e quajti veten “fajtorin e vetëm” për dështimin. Ai deklaroi se e kishte diskutuar vendimin me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Serbe të Futbollit dhe se nuk do të udhëtojë me ekipin në Andorrë për ndeshjen e radhës. Sipas tij, skuadrën do ta drejtojë ndihmësi Goran Đorović.

Stojković theksoi se problemi nuk qëndron te lojtarët, por te vendimet dhe përgjegjësia e tij si selektor. Ai përmendi se kishte shumë mungesa për shkak të lëndimeve, por refuzoi ta përdorte këtë si justifikim.

Trajneri u përplas verbalisht me disa gazetarë, duke i quajtur disa pyetje “të pavenda dhe provokuese”, veçanërisht ato që nënkuptonin se kishte humbur kontrollin mbi ekipin. Ai tha se të gjitha vendimet i kishte marrë vetë, pa ndikime nga jashtë, dhe se ndjehet krenar që ka drejtuar kombëtaren për katër vjet e gjysmë.

Në fund, Stojković pranoi se klima rreth ekipit është bërë e rëndë dhe armiqësore, duke iu referuar kritikave dhe fyerjeve personale që ka marrë së fundi. Ai shtoi se dorëheqja është “vendim i arsyeshëm dhe i matur”, pa presione nga askush.

Ne komentin e saj e përditshmja Danas shkruan:

“Shqiponjat” (pseudonimi i kombëtares serbe) u zhvendosën si zogj shtegtarë drejt jugut, por ky largim i detyruar politik nga Beogradi në Leskovc nuk solli asnjë përmirësim në cilësinë e lojës nën drejtimin e trajnerit Dragan Stojković – Piksi.

Pas turpërimit në ndeshjen kundër Anglisë (0:5), futbollistët e Serbisë pësuan një tjetër nokaut në shtëpi, këtë herë ndaj Shqipërisë – një skuadër që gazeta e përshkruan si me “njohuri dhe kapacitete modeste”.

Sërish, lojtarët e kombëtares serbe zhgënjyen kombin. Ata tentuan kryesisht përmes Dušan Vlahović-it të mposhtnin portierin Strakosha, por siç ndodh shpesh në futboll, ndëshkimi erdhi në fund të pjesës së parë.

Shënues ishte Rei Manaj, në minutën 45+1 të pjesës së parë. Pas golit, Manaj shkaktoi skandal dhe provokoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, gjë që ndezi reagime dhe fyerje nga tribunat.

Atmosfera në stadiumin “Dubočica” në Leskovc, përpara rreth 5.000 shikuesve, ishte e zbehtë dhe e ftohtë – “ashtu siç e meriton futbolli serb sot”, shkruan gazeta.

Vetëm në fund të ndeshjes u dëgjua më fort një thirrje e qartë nga tribuna: “Piksi, ik!”

Sipas “Danas”, lojtarët e përzgjedhur nga Stojkovići luajtën pa ide dhe pa stil, në ndoshta ndeshjen më të rëndësishme për shanset e tyre në “play-off” drejt Kupës së Botës. Gazeta konkludon: “Amerika është larg, dhe futbolli serb është i mallkuar në kthetrat e politikës. Dhe aty, sigurisht, nuk ka fat…”mbyllet me tone të zymta artikulli.

Përmblodhi nga Kurir dhe Danas, Lapsi.al

Të këshilluara

Lirohet nga "41 biss" Altin Kodra

Është liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra. Kodra ishte në regjimin "41 biss" dhe u lirua pas përfundimit të dënimit. Ai ishte dënuar me 22 vjet burgim nga...

13:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI