Flash

8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë

Lapsi.al 11 October 2025
8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së

Buxheti i shtetit ka financuar me 901,6 milionë lekë ose rreth 9,2 milionë euro ngritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Ngritja e saj është pjesë e projekteve të forcave të luftimit, një institucion që ka funksionuar në Vlorë para 18 vitesh. Shkolla e Aviacionit është parashikuar të ngrihet në zonën e Akërnisë në Vlorë, pranë infrastrukturës së aeroportit të ri, dhe synon të kthehet në një qendër rajonale trajnimi. Sipas Ministrisë së Brendshme përveç studentëve shqiptarë, në akademi do të mund të pranohen edhe kandidatëve nga vendet fqinje të Ballkanit.

Kompania Izraelite Elbit Systems është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të sjellë teknologjinë dhe përvojën e saj në trajnimin e pilotëve, duke përfshirë simulatorë të avancuar fluturimi, programe të standardizuara sipas kërkesave ndërkombëtare dhe metoda moderne të mësimdhënies. Akademia e Aviacionit në Vlorë rikthen traditën që ishte ndërprerë prej afro dy dekadash. Në aspektin organizativ, akademia do të ketë një strukturë të ndarë në dy drejtime kryesore: civil dhe ushtarak.

Pjesa civile do të fokusohet në përgatitjen e pilotëve për transport ajror, fluturime komerciale dhe menaxhim të navigimit ajror, ndërsa pjesa ushtarake do të përqendrohet në trajnimin e pilotëve të Forcave të Armatosura dhe operacioneve taktike. Përveç pilotëve, akademia do të ofrojë trajnime edhe për kontrollorë ajrorë, duke përfshirë module mbi menaxhimin e trafikut ajror, përdorimin e sistemeve radarike dhe komunikimin ajror sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Një nga qëllimet e deklaruara është pavarësia e vendit në certifikimin e pilotëve, pra që licencat e lëshuara nga akademia të jenë të njohura ndërkombëtarisht dhe të përputhen me standardet evropiane (EASA). Kjo do të ulë ndjeshëm kostot për studentët shqiptarë, të cilët sot duhet të ndjekin trajnime jashtë vendit për të marrë licenca profesionale.

Por teksa infrastruktura për Shkollën e Aviacionit ka bëhet gati ende nuk janë bërë publike detajet mbi tarifat për studentët civilë, kapacitetin total të akademisë apo afatin kur do të nisë trajnimi i parë praktik. Akademia e Aviacionit në Vlorë shihet si një investim në kapitalin njerëzor tw vendit, ndërkohë që i hap rrugë një tregu të ri për formimin profesional të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë në rajon. Në Ballkan shkollat të aviacionit janë aktive në Kosovë, Bosnja me 4 shkolla dhe Serbi gjithashtu katër. Ne Greqi janë më shumë 30 shkolla të aviacionit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI