Flash

Kush është María Corina Machado, “Gruaja e hekurt” që mori Nobelin për paqe

Lapsi.al 10 October 2025
Kush është María Corina Machado, “Gruaja e hekurt”

María Corina Machado, fitueja e Çmimit “Nobel për Paqen 2025” është udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, ku ajo ndërtoi një nga lëvizjet më të rëndësishme politike të vendit.

Ajo qëndron e fshehur që kur kandidati që ajo mbështeti humbi zgjedhjet e vitit 2024 ndaj Presidentit Nicolás Maduro, zgjedhje që u konsideruan gjerësisht si të manipuluara.

Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili jep çmimin, tha në një deklaratë se e kishte zgjedhur Machadon "për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike të popullit venezuelian dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci".

Komiteti tha se zgjodhi Machadon kryesisht për përpjekjet e saj për të çuar përpara demokracinë "përballë autoritarizmit gjithnjë në zgjerim në Venezuelë".

Nobel Peace Prize awarded to Venezuela's María Corina Machado for keeping 'the flame of democracy burning' | CNNMachado, 58 vjeç, është vajza më e madhe e një familjeje të shquar prodhuese çeliku dhe ndoqi një shkollë katolike elitare për vajza në Karakas dhe një shkollë me konvikt në Wellesley, Massachusetts në SHBA. Ajo studioi inxhinieri dhe financë dhe më vonë punoi për kompaninë e familjes, “Sivensa”.

Në vitin 1992, ajo themeloi Fondacionin Atenea, i cili ofron ndihmë për fëmijët që jetojnë në varfëri në Karakas. Një dekadë më vonë, ajo u bë aktiviste politike dhe ishte një nga themelueset e “Súmate”, një grup për të drejtën e votës që udhëhoqi një përpjekje të dështuar për të shkarkuar Hugo Chavez, themeluesin e lëvizjes moderne socialiste të vendit dhe paraardhësin e Maduros.

E njohur me nofkën “Gruaja e hekurt”, Machado u zgjodh në Asamblenë Kombëtare në vitin 2010, pasi mori një numër rekord votash. Ajo drejton partinë opozitare “Vente Venezuela” dhe në vitin 2023 njoftoi kandidaturën e saj për presidente në zgjedhjet e vitit 2024.

Venezuela's opposition leader María Corina Machado wins 2025 Nobel Peace Prize - OPB

Machados iu ndalua të kandidonte për shkak të atyre që qeveria i përshkroi si parregullsi financiare kur ajo ishte deputete. Ajo mbështeti një kandidat tjetër, Edmundo González Urrutia.

González kandidoi kundër Maduros, i cili ka mbajtur pushtetin që nga vdekja e Chavezit në vitin 2013. Maduro e shpalli veten fitues të zgjedhjeve. Megjithatë, opozita shpalli fitoren dhe mblodhi prova që, sipas saj, tregonin se González kishte fituar me një diferencë të madhe.

Jorgen Watne Frydnes, kryetar i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, u tha gazetarëve pas njoftimit se ata peshuan implikimet e sigurisë nga dhënia e çmimit Machado-s.

"Ky është debati që kemi çdo vit me të gjithë kandidatët, veçanërisht kur fituesi, në fakt, fshihet për shkak të kërcënimeve serioze për jetën e tij", - tha ai, duke shtuar se komiteti besonte se çmimi do të mbështeste kauzën e tyre.

Frydnes tha se shpresonte të ishte në gjendje të merrte pjesë në ceremoninë e Çmimit Nobel në dhjetor, por kjo do të varet nga situata e sigurisë. /Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI