Flash

Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve për mekanizim

Lapsi.al 10 October 2025
Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve

Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore.

Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit.

Pas saj renditen Agroturizmi me 83 aplikime (12.76%), duke reflektuar potencialin në rritje të këtij sektori që bashkon bujqësinë me turizmin rural.

Mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, me 80 aplikime (12.09%).

Përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me 76 aplikime (10.62%).

Për mbështetje financiare për sistemet e ujitjes me pika, të domosdoshme për efikasitetin e ujit në kushtet e ndryshimeve klimatike, me 88 aplikime (10.98%).

Disa sektorë kanë rezultuar me interes më të ulët: Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve: 62 aplikime (8.17%).

Ndërtimi i serrave diellore për perime dhe fruta: 42 aplikime (6.57%). Rrjetat për mbrojtje nga breshëri: 9 aplikime (1.02%). Akuakultura detare: vetëm 6 aplikime (0.88%).

Aplikimet për skemën kombëtare të investimeve u mbyllën më 30 shtator 2025. Krahasuar me vjet aplikimet janë dyfishuar.

Për 2024 me Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 u regjistruan gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.

Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR ishte për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.

Numri i aplikimeve sipas kategorive

-Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve

62 aplikime — 8.17%

-Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale

355 aplikime — 37.51%

-Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit

76 aplikime — 10.62%

-Mbështetje për investime në agroturizëm

83 aplikime — 12.76%

-Mbështetje për akuakulturën detare

6 aplikime — 0.88%

Kategoritë e tjera të mbështetjes

-Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline

42 aplikime — 6.57%

-Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave

80 aplikime — 12.09%

-Investime për rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta

9 aplikime — 1.02%

-Investime për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese

88 aplikime — 10.38%.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, i sh...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI