Flash

Samuel Asamoah thyen qafën duke rënë mbi reklamat anës fushës: tani rrezikon paralizë

Lapsi.al 9 October 2025
Samuel Asamoah thyen qafën duke rënë mbi reklamat anës
Një lajm i rëndë vjen nga Kina, ku futbollisti Samuel Asamoah, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë. Asamoah, pasi goditi kokën në një tabelë reklamuese të vendosur anës fushës, theu qafën. Episodi ndodhi gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë kineze. Lajmi është konfirmuar nga klubi i tij, Guangxi Pingguo. Futbollisti togolez rrezikon paralizën.

Përplasja me një kundërshtar dhe fraktura në qafë

Pamjet janë tronditëse, edhe pse ndoshta askush, duke parë përplasjen, nuk mund ta kishte menduar një pasojë të tillë. Asamoah shtyhet nga një kundërshtar ndërsa lufton për topin në mesfushë. Ai goditi kokën fort në tabelën reklamuese dhe pësoi pasoja të tmerrshme: fraktura në qafë dhe dëmtime të nervave. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por fatkeqësisht ekziston rreziku i paralizës, siç ka bërë të ditur edhe klubi: “Kushtet e Asamoah janë të qëndrueshme, por ai është në rrezik të lartë për paralizë të rëndë. Do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Edhe karriera e tij mund të jetë seriozisht e komprometuar”.

Kush është Samuel Asamoah?

Lindur në vitin 1994, pra 31 vjeç, me origjinë nga Ghana, i formuar në akademinë e famshme Aspire Academy, por i natyralizuar si togolez, dhe përfaqësues i kombëtares së Togos me 7 ndeshje. Asamoah ka luajtur në shumë vende, duke pasur një karrierë prej “udhëtari” të specializuar. Nisi nga Ghana, më pas luajti disa sezone në Belgjikë — vitet më të mira me St. Truiden — pastaj pati një eksperiencë në Rumani me Craiova, përpara se të transferohej në Kinë, ku firmosi me Guangxi Pingguo, skuadër e kategorisë së dytë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI