Flash

Gaza kërkon Çmimin Nobel për Paqen për Trump

Lapsi.al 9 October 2025
Gaza kërkon Çmimin Nobel për Paqen për Trump

Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, kanë kërkuar që ti jepet Çmimin Nobel për Paqen Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ata i kanë drejtuar një letër Komitetit Norvegjez të Nobelit, duke thënë se Presidenti Trump bëri të mundur atë që shumë e quanin të pamundur.

Ata thanë se Trump e meriton çmimin për shkak të zotimit të tij për të mos pushuar derisa çdo peng i fundit të kthehet në shtëpi. Sipas tyre asnjë udhëheqës apo organizatë tjetër nuk ka kontribuar më shumë për paqen në mbarë botën, se Presidenti Trump. Mediat e huaja shkruan se zyrtarët izraelitë dhe ato të Hamasit kanë zhvilluar bisedime indirekte, mbi një plan paqeje të SHBA-së për Gazën.

Bisedimet në vendpushimin e Detit të Kuq të Sharm el-Sheikh do të përqendrohen në fazën e parë të një armëpushimi, duke përfshirë tërheqjen e pjesshme të forcave izraelite, si dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit, sipas një deklarate nga Hamasi.

Shtytja e fundit për paqe vjen pasi Hamasi pranoi disa elementë të planit të paqes të SHBA-së, një veprim i mirëpritur nga Trump. Izraeli ka thënë se mbështet përpjekjen e re të SHBA-së. Sipas planit, Hamasi do të lironte 48 pengjet e mbetura - rreth 20 prej të cilave besohet se janë gjallë - brenda tre ditësh. Do të hiqte dorë nga pushteti dhe do të çarmatosej.

Luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen 251 persona dhe vranë rreth 1,200, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit 2023 që shkaktoi luftën. Shumica e pengjeve janë liruar në armëpushim ose marrëveshje të tjera.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës....

07:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI