Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Kurti blen mijëra dronë luftarakë, Vuçiç kritika Turqisë për armatosjen e Prishtinës

Lapsi.al 8 October 2025
Kurti blen mijëra dronë luftarakë, Vuçiç kritika

Këtë të mërkurë në Kosovë kanë mbërritur me mijëra dronë luftarakë nga Turqia, pas porosisë së kryer nga Prishtina. Dronët duhet të kishin mbërritur në janar të vitit 2026, gjithsesi, kryeministri Albin Kurti ka dalë vetë në aeroport për ta përshëndetur mbërritjen e tyre tre muaj më herët.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kurti sqaron se dronët kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.

“Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore. Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8x8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion” shkruan Kurti.

Por ky lajm duket se ka mbërritur shpejt në Beograd dhe nuk është pritur mirë nga presidenti i Serbisë që ka etiketuar Turqinë për shitjen e armatimeve për qeverinë e Prishtinës.

"Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së , si dhe nga vazhdimi i armatosjes së autoriteteve të Prishtinës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rindërtojë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin ", shkruan Vuçiç në rrjetin "X".

Dronët "Skydagger" mbajnë eksplozivë dhe mund të godasin objektiva lëvizës dhe statikë, dhe varësisht nga modeli mund të mbajnë pajisje shpërthyese me peshë nga dy deri në pesë kilogramë. Prishtina më parë ka blerë dronë turq TB2 "Bajraktar" dhe dronë amerikanë "Puma".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI