Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Gjermania, drejt heqjes së marrjes së pasaportës vetëm për 3 vjet

Lapsi.al 8 October 2025
Gjermania, drejt heqjes së marrjes së pasaportës vetëm

Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas 3 vitesh.

Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se "natyralizimi turbo", siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Kriteret që mundësonin nënshtetësinë e përshpejtuar

Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për shembull, në shkollë, punësim ose punë vullnetare. Përveç kësaj, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin veten dhe familjen e tyre dhe të demonstrojnë aftësi të avancuara të gjuhës gjermane. Kurse për marrjen e nënshtetësisë pas 5 vitesh, zbatohen kërkesa më të ulëta, siç psh tek aftësitë gjuhësore. Megjithatë, shpenzimet e jetesës duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrueshme financiarisht.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nështetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë. Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani. /DW

Të këshilluara

Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë

Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Kës...

19:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI