Flash

Tabaku: Qeveria ka dështuar të garantojë një jetë dinjitoze për të moshuarit

Lapsi.al 7 October 2025
Tabaku: Qeveria ka dështuar të garantojë një jetë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sot shqetësimin për situatën e pensionistëve në Shqipëri, duke e cilësuar skemën aktuale të pensioneve si “piramidale” dhe të dështuar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se Tetori është muaji i pensionistëve, por për 750 mijë qytetarë që jetojnë me pensione të ulëta, ky muaj nuk sjell asnjë përmirësim real.

“Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni — numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit,” u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se rritja simbolike e pensioneve me vetëm 500 lekë në muaj, ose 15 lekë në ditë, është një tallje me dinjitetin e të moshuarve:

 

 

“Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë? As kafen e ditës nuk e paguan dot.”

Deputetja demokrate shtoi se, ndonëse qeveria e justifikon këtë me indeksimin sipas inflacionit, realiteti është se çmimet e shportës ushqimore janë rritur deri në 30%, duke lënë pensionistët në mëshirën e varfërisë.

“Sa herë që ka nevojë për votën e tyre, qeveria u jep një bonus. Por sa herë që duhet t’u rritë pensionet, dështon,” deklaroi Tabaku.

Ajo paralajmëroi se kjo situatë po e çon Shqipërinë drejt një krize demografike të thellë, ku popullsia plaket dhe të rinjtë largohen, ndërsa shteti dështojnë të garantojë siguri ekonomike për brezat në moshë të tretë.

Në fund të mesazhit të saj, Tabaku kërkoi ndryshimin e modelit ekonomik dhe të sistemit të pensioneve:

“Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Këtë model ekonomik duhet ta ndryshojmë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI