Flash

Lufta në Ukrainë, Erdogan bisedë telefonike me Putin

Lapsi.al 7 October 2025
Lufta në Ukrainë, Erdogan bisedë telefonike me Putin

Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës Turke, gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia po bën përpjekje për të arritur një armëpushim në Gaza dhe për të ofruar ndihmë humanitare në rajon.

Presidenti turk theksoi se përpjekjet diplomatike duhet të intensifikohen për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se Ankaraja do të vazhdojë të punojë për paqen.

Gjatë bisedës u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, ndërsa Tayyip Erdogan i uroi presidentit rus ditëlindjen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI