Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Depay, historia absurde: i vjedhin pasaportën nuk mund t’i bashkohet Holandës

Lapsi.al 7 October 2025
Depay, historia absurde: i vjedhin pasaportën nuk mund t’i bashkohet

Holanda e priste me durim mbërritjen e Memphis Depay në grumbullimin që nisi dje, por sulmuesi nuk është paraqitur bashkë me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës sepse nuk ka më pasaportë dhe nuk mund të largohet nga Brazili. Një situatë e ndërlikuar që e ka detyruar të mungojë në thirrje: nuk iu lejua të hipte në avion pa dokumentin e nevojshëm për t’u kthyer në Evropë dhe për këtë arsye kombëtarja e tij e ka nisur punën pa të, në pasiguri dhe pa qenë e sigurt nëse do të mund të marrë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme.

Këtë e ka treguar Ronald Koeman në një konferencë për shtyp, duke shpjeguar pse një nga të grumbulluarit nuk i ishte përgjigjur thirrjes: “Është një situatë që është jashtë kontrollit tonë. Shpresojmë që të mund t’i bashkohet sa më shpejt grumbullimit.”

Pse Depay nuk është paraqitur në grumbullim

Është një situatë e pazakontë që e ka detyruar Holandën të ndryshojë të gjitha planet e saj për ndeshjet kundër Maltës dhe Finlandës, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Depay duhej t’i luante të dyja ndeshjet si titullar, por me shumë gjasë do të humbasë të parën sepse do të ketë më pak kohë për t’u stërvitur krahas shokëve të tij. Të dielën në mbrëmje ai duhej të merrte një avion për t’u kthyer në Evropë, por u bllokua në Brazil pasi kuptoi se i ishte vjedhur pasaporta.

Sulmuesi i Corinthians tentoi gjithsesi të hipte në fluturim, por për të nuk u bë asnjë përjashtim nga rregullat: “Donte të shkonte në aeroport dhe nuk arrinte ta gjente pasaportën, çka e bëri të vështirë udhëtimin. Shkoi gjithsesi, por nuk funksionoi. Nuk mund të kalosh në atë mënyrë, as nëse je Memphis”, tha Koeman.

Lexo më tej: Në një ndeshje rruge në Akra, shfaqet Memphis Depay: heq bluzën dhe nis të luajë

Trajneri u detyrua ta niste grumbullimin pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, me shpresën që ta ketë sa më shpejt në dispozicion: udhëtimi pritet të jetë vetëm i shtyrë, pasi Depay ka kërkuar një dokument emergjent që duhet të lëshohet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI