Flash

Taylor Swift reagon ndaj thashethemeve për largim nga muzika

Lapsi.al 6 October 2025
Taylor Swift reagon ndaj thashethemeve për largim nga muzika

Taylor Swift, ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të fundit që qarkullojnë mes fansave, të cilët pretendojnë se ajo do të tërhiqet nga muzika pas martesës së saj me Travis Kelce.

Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “BBC Radio 2” me gazetarin Scott Mills, Swift u pyet nëse albumi i saj më i ri, “The Life of a Showgirl”, do të jetë i fundit në karrierën e saj.

“Mos më thuaj që ky është albumi yt i fundit?” – pyeti Mills.

“Çfarë? Jo!” – u përgjigj Swift menjëherë, me një ton të habitur dhe të vendosur.

Gazetari shpjegoi më tej se disa fansa kanë sugjeruar se pas martesës me Kelce dhe ndoshta një familje të ardhshme, Swift do të largohet nga muzika.

Këngëtarja reagoi me indinjatë: “Kjo është një gjë jashtëzakonisht fyese për të thënë. Nuk është ky qëllimi i martesës — që të lësh punën tënde.”

Swift shtoi se marrëdhënia e saj me Kelce është ndërtuar mbi mbështetje të ndërsjellë dhe mirëkuptim për pasionin që secili ka për profesionin e tij:

“E dua personin me të cilin jam sepse ai e do atë që unë bëj, dhe e vlerëson se sa e përmbushur ndjehem kur krijoj art dhe muzikë.” Swift tregoi se ajo dhe Kelce, pavarësisht se vijnë nga industri të ndryshme – ajo nga muzika dhe ai nga sporti – e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët: “Të dy punojmë në stadiume të NFL për mbi tre orë e gjysmë. Ai ka stërvitje, unë kam prova. Ai ka ndeshje, unë kam shfaqje. Thjesht i quajmë ndryshe. Të dy kemi skuadra, të dy performojmë për publikun. Është njësoj në shumë aspekte.”

Swift dhe Kelce janë bashkë që prej verës së vitit 2023 dhe zyrtarizuan fejesën e tyre në gusht 2025.

Çifti publikoi një foto të përbashkët në Instagram më 26 gusht, duke ndarë lajmin me fansat, megjithëse propozimi kishte ndodhur dy javë më parë.

Këngëtarja u kujdes ta theksonte se dashuria e saj për muzikën nuk ka ndërmend të shuhet dhe se martesa nuk do të ndryshojë këtë:

“Imagjinoje sikur ai të më thoshte: ‘Mendova se do ta ndaloje muzikën pasi të fejohemi’. Kjo nuk do të kishte kuptim. Ai më njohu si artiste – dhe këtë e respekton.”

Të këshilluara

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të...

10:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI