Flash

Masakra në Gjykatën e Apelit/ Identifikohen babë e bir që u plagosën

Lapsi.al 6 October 2025
Masakra në Gjykatën e Apelit/ Identifikohen babë e bir që u

Dy të plagosurit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, janë Rakip dhe Ervis Kurtaj, që po mjekohen në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën sipas informacioneve nga spitali.

Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familjet.

Dy prej personave në konflikt pronësie ishin pikërisht babë dhe bir, që rezulton se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit.

Procesi ka zgjatur nga 2023-2024 he aktualisht dosja ishte në Apel. Por duket se në humbje e sipër të procesit, Elvis Shkambi ka përdorur armën në shenjë hakmarrjeje.

Elvis Shkambi, autori i dyshuar, i shoqëruar në polici aktualisht si i dyshuar dhe iu sekuestrua arma.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI