Flash

Kandidat për Tiranën/ Reagon Binaj: Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne

Lapsi.al 6 October 2025
Kandidat për Tiranën/ Reagon Binaj: Të dënojmë ata

Florjan Binaj, kandidati i opozitës së bashkuar për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, që do zhvillohen në 9 nëntor, ka reaguar publikisht pas propozimit zyrtar nga Partia Demokratike.

Në postimin e tij në Facebook, Binaj falënderon për mbështetjen Partinë Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje dhe thekson se mbetet i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forca opozitare.

"Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje. Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë. Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.

Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!" - shkruan Binaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI