Flash

Taylor Swift thumbon Charli XCX në këngën e re?

Lapsi.al 5 October 2025
Taylor Swift  thumbon Charli XCX në këngën e re?

Fansat e Taylor Swift janë të bindur se këngëtarja ka thumbuar Charli XCX në këngën e re “Actually Romantic”, pjesë e albumit të saj më të ri “The Life of a Showgirl”.

Kënga është zbuluar online përpara publikimit zyrtar të albumit më 3 tetor, dhe Swifties (fansat e Taylor) kanë shpërthyer në diskutime në Reddit dhe X (ish-Twitter), duke spekuluar për një varg të veçantë:

“Më the Boring Barbie kur koka*ina të jep guxim”

Ky varg është parë si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Charli XCX, e cila ka folur hapur për përdorimin e substancave në tekstet e saj muzikore.

Taylor Swift, 35 vjeç, dhe Charli XCX, 33 vjeç, dikur kishin marrëdhënie të ngushtë. Charli e hapi turneun e famshëm Reputation të Taylor në 2018 dhe madje performuan bashkë këngën “Shake It Off”.

Por raportet e tyre u ftohën kur Charli u afrua më shumë me ish-të dashurin e Swift, Matty Healy – frontmeni i grupit The 1975. Charli është martuar me anëtarin tjetër të grupit, George Daniel, dhe thuhet se ka qenë ajo që e prezantoi Matty-n me të fejuarën e tij aktuale, modelen Gabriette Bechtel.

Spekulimet për tensione mes dy yjeve nisën që në vitin 2024, kur disa fansa menduan se kënga e Charli-t “Sympathy is a Knife” ishte një diss për Swift. Por Charli e mohoi publikisht këtë në TikTok:

“Kam parë që disa mendojnë se ka këngë ‘diss’ në ‘Brat’. Dua të sqaroj se nuk janë – përveç ndoshta ‘Von Dutch’. Këngët tjera nuk janë për askënd konkret. Thjesht flasin për kompleksitetin e të qenurit artiste femër, ku gjithmonë të krahasojnë me të tjerat, por në të njëjtën kohë pritet të jeni mike me të gjitha.”

Pavarësisht thashethemeve, vetë Taylor Swift ka folur me superlativa për Charli XCX. Në një intervistë për Vulture në gusht 2024, ajo u shpreh:

“Që kur dëgjova për herë të parë ‘Stay Away’ në 2011, kam qenë e mahnitur nga ndjeshmëria melodike e Charli-t. Ajo është e guximshme, origjinale dhe e paparashikueshme në shkrim.”

 

Të këshilluara

50 Cent sulmon Diddy-n pas dënimit me burg

Reperi i njohur amerikan 50 Cent ka vazhduar sulmet e tij ironike ndaj Sean “Diddy” Combs, pasi ky i fundit u dënua me katër vjet burg për përfshirje në trafik ...

11:10

Diddy dënohet me 50 muaj burg

Sean "Diddy" Combs është dënuar me 50!muaj burg pasi u shpall fajtor për dy akuza të lidhura me prostitucionin në korrik të këtij viti. Megjithatë, për shkak të...

10:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI