Flash

“Na duhet edhe ai miu”/ Përgjimet e Rrumit në SkyECC: Plani për vrasjen e “Malokut”

Lapsi.al 5 October 2025
“Na duhet edhe ai miu”/ Përgjimet e Rrumit në SkyECC:

Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedën me Elidon Avdylin.

Aty tregohet se si “Rrumi” kishte planifikuar të vriste Edmir Bregu alias Maloku, bisedë të cilën e ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC.

Në datën 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Aleksandër Lahon në lidhje me arrestimin e Edmond Çekiqit për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

“Rrumi” dyshon se arrestimi i Edmond Çekiqit alias Çekes, është bërë me ndërhyrje nga rivalët, për ta larguar atë nga siç e quajnë në bisedë “loja e Durrësit”.

Në orën 20:24, Elidon Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos se atë javë do të vriste “Malokun”, kështu thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Pjesë nga biseda:

Elidon Avdyli: Ai çeki ma vejen keq që na iku. Se ja futa qunit atij. Sa mujsh menja. Shkun e kapën.

Aleksandër Laho: Se neve kemi ne lojë që unë para me i thonë që jemi po s’dijmë keq shokun. Duhet me i thanë që s’kemi dijeni. Ai po del avokatin shok mos e harro.

Elidon Avdyli: Po vllai o vllai. Po ku do avokatin qysh. Ka shkjon. Ato. 2-3 ditë e anej pa umar vesh. Na kallen ke politika përfundimisht. Kena marrë rrugën. Po.

Aleksandër Laho: Po tregojmë asaj fushat sonte.

Elidon Avdyli: Malokun këtë javë e kam lon me nate. Po shkoi mar o pik çubukr. Fare.

Aleksandër Laho: Ishalla shkon mbarë shok. Po marielin m’prap me alokun. O flasin ata.

Elidon Avdyli: Po e vlla malokun. O bërzerij killit. Po folin e villa liv kokallit e malokut me njeri tjetrin. Sëm info.

Aleksandër Laho: Po me marielin flasin.

Elidon Avdyli: Sedi. Jan karau lentit e di mirë. Kill anej qark.

Në datën 26 shtator 2020, Elidon Avdyli përdorues i Sky ECC ka biseduar me Astrit Balliun alias Avdyli përdorues i Sky ECC. Platforma SkyECC ka ruajtur veprim mesazhet e dërguara nga Astriti.

Në njërin mesazh, Astriti e ka pyetur Elidonin për një person që është kapur me pistoletë dhe ka dalë nga burgu e dyshohet se është shtetasi Edmond Çekiq që e thërrasin Çekiqi.

Në orën 14:11, Astriti i ka shkruar Elidonit se “duhet edhe ai miu se e kena kështu. Po të ik maloku në iherë. Veç kujdes me terezi se do dhon goditje”. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI